Paketa e 5-të e ndihmës kundër Covid në Maqedoninë e Veriut, Zaev: Aplikoni!

KR MAQEDONI ZAEV frame 131 1100x620

16 mijë persona që mbetën të papunë, si pasojë e masave shtrënguese kundër Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, i kërkuan kryeministrit Zoran Zaev të gjejë një zgjidhje për kompensimin e tyre.

Kështu, që nga sot e deri më 15 prill të gjithë ata janë përfshirë në këtë skemë, në mënyrë që qeveria të bëjë një përllogaritje për të paraqitur në parlament për votim ndryshimin e buxhetit.

“Në mënyrë që të kompensohet kjo periudhë e humbur, me një vendim amendamenti, jepet mundësia për të aplikuar deri më 15 prill, për të dy muajt shkurtin dhe marsin”, tha Zaev duke konfirmuar se vendi gëzon një ekonomi të fortë.