Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pesë deputete të PS fitojnë rrogat e hequra nga Topalli 11 vite më parë

Nga A2 CNN
9 Prill 2021, 20:49 | Politikë

Kuvendi i Republikës detyrohet të paguajë plot 7.8 milionë lekë për pesë ish-deputete të Partisë Socialiste të legjislaturës 2009-2013, katër prej të cilave vijojnë të jenë në parlament.

Detyrimi lind për shkak të një vendimi të Gjykatës së Apelit Administrativ, që konfirmoi vendimin e Shkallës së Parë të 28 dhjetorit 2018 për kompensimin e pagës së disa muajve të 11 viteve më parë të pesë grave socialiste.

Referuar vendimit të Apelit, paditësja Mimi Kodheli përfiton 1.4 milion lekë, ndërsa katër koleget e saj, Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni, Enkelejda Shkreli dhe Ermolela Felaj nga 1.6 milionë lekë. Paditëset në këtë proces fituan pagat dhe dietat e mohuara nga kryeparlamentarja e kohës, Jozefina Topalli, gjatë periudhës shtator 2009- maj 2010, kur opozita socialiste braktisi kuvendin dhe u kthye pak ditë para afatit të skadimit të mandatit.  Në të njëjtën kohë kur u përfshi në grevën e urisë në bulevard me parullën “hap kutite”.  

Vendimi i Apelit është i formës së prerë dhe ndonëse mund të kundërshtohet në Gjykatën e Lartë nga ana e Kuvendit, ndërkohë që pesë deputetet mund të investohen përmes zyrave të përmbarimit për të marrë shumat e fituara me gjyq.

A2 CNN Livestream

Dita jonë