Presidentja e Bankës Europiane, Lagarde: Vijoni politikat mbështetëse

lagarde 1100x620

“Covid-19 ka shkaktuar shumë probleme në ekonominë botërore, por është thelbësore të shmanget tërheqja e politikave të mbështetjes para kohe, si në frontin monetar ashtu edhe në atë fiskal.”

Kjo është deklarata e presidentes së BQE, Christine Lagarde, në fjalën e saj në takimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Që nga tetori 2020, perspektiva ekonomike globale është përmirësuar falë progresit të fushatave të vaksinimit anti-Covid dhe politikave të fuqishme të mbështetjes së ofruar për ekonomitë tona”, shtoi ajo.