Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Britania qan princin, por banorët e fshatit të izoluar kanë humbur një "zot"

Nga A2 CNN
10 Prill 2021, 11:22 | Bota

Britania e Madhe po përjeton ditë zie pas lajmit të vdekjes së princit Philip,  Duka i Edinburgut, njëkohësisht dhe bashkëshorti i mbretëreshës Elizabeth.

I cilësuar si “gjyshi i Mbretërisë së Bashkuar”, njeriu që i ndenji në krah mbretëreshës për më shumë se shtatë dekada, vdekja e tij ka trishtuar pjesën më të madhe të britanikëve.

Por me siguri asnjë prej tyre nuk është shokuar sa banorët e një fshati të humbur të Oqeanisë, në Vanuatu.

Sepse aty, Philipp nuk është thjesht bashkëshorti i monarkes që formalisht drejton edhe atë cep të botës, si kreu i Commonwealth,  por është i lartësuar në rangun e një zoti, edh më i respektuar se vetë mbretëresha.  

Historia e kësaj marrëdhënie të veçantë me princin Philip filloi në vitet 70, kur princi atëherë ende i ri vizitoi ishujt Vanuatu. Aty kryeplaku i fshatit Yaohnanen, në ishullin Tanna, arriti të komunikojë me princin, duke i dhuruar armët e tyre dhe orendi të ndryshme. Nga ai moment mes të dyve filloi një shkëmbim dhuratash dhe letrash, ku më së shumti Philipp dërgonte fotografitë tij zyrtare, që nga ai moment ruhen me fanatizëm nga banorët, pasi vetë kryeplaku ka ndërruar jetë 10 vjet më parë.

Reth 400 banorët e fshatit edhe pse të izoluar kanë marrë vesh për vdekjen e 99- vjeçarit, dhe tashmë po përgatiten të nderojnë kujtimin e zotit të tyre, edhe më gjatë se 8 ditët zyrtare në Britaninë e Madhe.

Disa vite më parë, banorët kishin filluar të ndërtonin një shtëpizë për princin, në shpresën që ai një ditë do të rikthehej. “Mund të merrte edhe mbretëreshën po të donte, mund të rrinte me gratë tona”, deklaruan ata.   

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli