“Defender Europe 21”, ambasadorja Kim mirëpret ushtarët amerikanë në Shqipëri
“Defender Europe 21”, ambasadorja Kim mirëpret ushtarët amerikanë në Shqipëri
Ambasadorja Yuri Kim ka pritur sot ushtarët amerikanë të zbarkuar në vendin tonë, në kuadër të
“Krenare të mirëpres ushtarët amerikanë në Shqipëri, ndërkohë që përgatitemi për stërvitjen më të madhe shumëpalëshe në Ballkanin Perëndimor, të udhëhequr nga SHBA. Defender 21 do të testojë dhe forcojë aftësinë e aleatëve për t’u zhvendosur shpejt, për të luftuar fort dhe për të fituar”, shkruan ambasadorja amerikane në Twitter.
“Defender Europe 21”, nuk do të jetë një stërvitje e thjeshtë e sfafit të ambasadës amerikane në Tiranë nga marinsat e SHBA-ve, por një spektakël i vërtetë ushtarak, me pjesëmarrjen e mijëra forcave.
Kolonel Dritan Demiraj, njëkohësisht ish-ministër i Brendshëm, rrëfen detajet e kësaj stërvitjeje që do të zhvillohet në Shqipëri, këtë fundprill dhe që zgjat përgjatë majit dhe qershorit.
Nga burime jozyrtare është mësuar se në këtë stërvitje do të përdoren 18 avionë, 19 helikopterë, 10 mjete detare, 6 sisteme raketash patriot, 1000 automjete mbështetëse dhe mjete të tjera luftarake.