Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Familjes me ngjyrë ia morën tokën në plazh 100 vite më parë, i kthehet tani që kushton 72 milionë $

Nga A2 CNN
10 Prill 2021, 18:32 | Lifestyle

Një familje me ngjyrë, paraardhësit e të cilëve ndërtuan në Los Angeles një resort pranë plazhit, i cili më pas iu mor nga “politikat raciste”, do ta marrë sërish atë tokë, që sot vlen rreth 72 milionë dollarë.

Komuna vendosi që të kthejë pronën që ndodhet në Manhattan Beach te pronarët e vërtetë, pasardhësit e Willa dhe Charles Bruce, çiftit me ngjyrë që ndërtoi resortin që ishte vetëm për afro-amerikanët.

Sipas “ABC”, historia e familjes Bruce ra në syrin e një zyrtari të komunës, i cili nisi të “lëvizë gurët” për të vënë në vend drejtësinë. Familja Bruce ka qenë ndër familjet e para me ngjyrë që u vendosën në zonën që më vonë do të bëhej qyteti Manhattan Beach. Ata ndërtuan një kompleks plazhi vetëm për njerëzit me ngjyrë, pasi autoritetet nuk lejonin afro-amerikanët që të qëndronin nëpër plazhe.

Ky resort u kthye në një vend ku familjet me ngjyrë udhëtonin nga shumë larg, vetëm e vetëm që të shijonin të paktën një ditë plazh.

Por, autoritetet ia morën tokën familjes Bruce në vitin 1920, me justifikimin se aty do të ndërtohej një park, duke i dëmshpërblyer me 14 500 dollarë.

Sot, prona që do t’u kthehet pasardhësve të Willa dhe Charles Bruce, mendohet se vlen rreth 72 milionë dollarë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë