Parashikimi i motit: 10 prill 2021

parashikimi i motit foto e madhe 1100x620

E shtuna nis dita me diell në të gjithë Shqipërinë deri në mesditë kur shfaqen vranësira të përkohshme, por do të jenë kalimtare nëpër territor, pasi sërish pasditja dhe vijon me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të rriten me 2-3 gradë në të dy vlerat ditore duke bërë që minimalja/maksimalja në rang vendi të luhaten nga 0 në 17-18 gradë Celcius.

Era do të fryjë e lehtë në territor, por në intervale të shkurtra kohore deri mesatare në bregdet nga drejtimi jugor gjatë gjithë ditës, ndërsa dallgëzimi në brigje ulet në 1-2 ballë.