Sekuestrohet sasi e madhe kokaine në Portin e Durrësit

policia port durres 1100x620

Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar këtë të shtunë, në Portin e Durrësit. Nga të dhënat e para mësohet se droga ishte fshehur në një kontenier me banane, që ishte nisur prej pak javësh nga Ekuadori, me destinacion Kombinatin në Tiranë.

Paraprakisht bëhet me dije nga burimet policore se janë sekuestruar afro 200 kg kokainë, ndërsa SPAK kishte nisur prej kohësh hetimet në lidhje me personat e përfshirë në këtë rrjet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.

Kontenieri i përket një kompanie me qendër në kryeqytet, ndërsa është arrestuar një prej punonjësve që kishte shkuar për të pritur ngarkesën.

Lënda narkotike u zbulua pas skanimit të kontenierit, ndërsa vijojnë hetimet për të identifikuar porositësit dhe dërguesit e saj.