Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Po ndërtohet statuja e Krishtit më e lartë se ajo në Rio

Nga A2 CNN
11 Prill 2021, 22:05 | Lifestyle

Një statujë e re e Krisht është duke u ndërtuar në Brazil, e cila do të jetë më e lartë se statuja e famshme e Rio de Janeiro-s.

Statuja është duke u ndërtuar në qytetin jugor të Encantado dhe do të jetë e lartë 43 metra, duke e bërë atë statujën e tretë të Krishtit më të lartë në botë.

Ndërtimi ka filluar që në vitin 2019, ndërsa javën e kaluar u vendos koka dhe krahët e hapur në strukturën gjigante. Ideja u dha nga politikani lokal Adroaldo Conzatti, i cili nuk pati fatin ta shihte të përfunduar, pasi ndërroi jetë një muaj më parë nga Covid-19.

Projekti pritet të kushtojë rreth 350 mijë dollarë dhe do të përfundojë brenda këtij viti.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli