Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Absolut 4”: Teknologjia në votim dhe fushata

Nga A2 CNN
12 Prill 2021, 22:37 | Politikë
“Absolut 4”: Teknologjia në votim dhe fushata

Si do të kryhet votimi elektronik? Pelinku në A2: Rezultati del menjëherë pas mbylljes së votimit

Lealba Pelinku, nënkryetare e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ka treguar në “Absolut 4” si do të funksionojë votimi elektronik.

Sipas Pelinkut, teknologjia do të bëjë të mundur shmangien e dukurive që përbëjnë krim zgjedhor siç është votimi i zgjedhësve dy herë.

Po ashtu, nënkryetarja e KQZ, shtoi se me votimin elektronik, rezultati del menjëherë pas mbylljes së votimit.

“Zgjedhësi do të paraqitet me një dokument identifikimi, qoftë kartë apo pasaportë biometrike. Dhe do t’i vihet në dispozicion karta e identitetit komisionit të qendrës së votimit, që verifikojnë përputhshmërine e të dhënave që ka karta me të dhënat pasi operatori do ta kalojë në paisjen elektronike. Komisioni ka mundësinë që të verifikojë përputhshmërinë me ato që shfaqen në paisjen elektronike dhe foton me një rezolucion mjaft të lartë, mjaft e qartë.

Kryer ky hap me sukses, zgjedhësit do t’i duhet të nënshkruajë elektronikisht, duke lënë shenjat e gështërinjve. Kryer me sukses procesi i identifikimit të zgjedhësit, komisioni i jep fletën e votimit dhe zgjedhësi ushtron të drejtën e tij. Kjo është procedura normale kur një zgjedhës paraqitet në qendrën e votimit ku atij i takon të votojë.

Por çfarë ndodh nëse zgjedhësi i keqinformuar paraqitet në qendrën e votimit që nuk i takon? Në momentin që aktivizohet paisja e bën të mundur identifikimin e tij duke i thënë se je paraqitur në qendrën e gabuar, sepse e ka në regjistrin kombëtar dhe qendra jote e votimit është X dhe zgjedhësi largohet pa votuar.

Dhe ajo çfarë është më e rëndësishme, dhe për të cilën është kërkuar teknologjia, është shmangia e dukurive që përbëjnë krim zgjedhor. Ajo që për fat të mirë do të ndodhë, do të jetë identifikimi në moment i zgjedhësit që paraqitet dy herë në atë qendër votimi. Pra zgjedhësi nuk mund të votojë në dy qendra votimi, dhe nuk mund të votojë dy herë në një qendër votimi Sepse paisja ka sinjal akustik për zgjedhësin që tenton të votojë për herë të dytë, me të gjithë pasojat që do ketë për këtë person. Lënja e shenjës së gishtërinjve do bëjë të mundur idenfitikimin e zgjedhësve që kanë votuar dy herë. Në dijeninë time, rezultati del menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit.”, deklaroi Pelinku.

Ministrja Gjonaj në “Absolut 4”: Nuk e ndjejmë lodhjen e 8 viteve, punojmë si ditën e parë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ishte e ftuar në emisionin “Absolut 4” në A2 kësaj radhe dhe si kandidate e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës.

Pasi foli për fushatën që ajo po zhvillon në kryeqytet, Gjonaj u shpreh se mazhoranca nuk ndjen lodhjen e 8 viteve pushtet dhe punon si ditën e parë për qytetarët.

“Nga të gjitha takimet me qytetarët në terren që kemi zhvilluar me ekipin shumë të mirë të strukturës së Partisë Socialiste në njësinë 7, duke filluar nga kryetari i partisë, deri tek anëtari më i thjeshtë, shikoj një mbështetje të jashtëzakonshme që i japin PS.

Pavarësisht se ne kemi kaluar dy mandate nuk e ndjejmë mbi kurrizin tonë 8-vjeçarin sepse na duket si ditë e parë dhe jemi të përkushtuar për të punuar për njerëzit dhe për të pasur në qendër të programit tonë vetëm qytetarët. Qytetarët kanë motivim gjithashtu pasi në këndet e fjalës ngrenë pyetje, sugjerime dhe bëhen pjesë e programit për zgjidhjen e problematikave”, tha Gjonaj.

A përdor PS të dhënat e e-Albania? Gjonaj: Çdo subjekt ka të dhënat e detajuara të votuesve të tij

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj reagoi në “Absolut 4” dhe në lidhje me akuzat e opozitës se Partia Socialiste ka “përvetësuar” të dhënat e votuesve nga e-Albania, për të ushtruar më pas presion ndaj tyre.

Sipas Gjonajt, çdo subjekt politik në Shqipëri e ka databazën e votuesve të saj dhe po ashtu ftoi të gjithë personat që kanë dyshime t’iu drejtohen organeve kompetente.

“Mua më vjen keq që mediat dhe përfaqësuesit e saj kalojnë në përfundime duke konkluduar se janë të dhëna nga e-Albania apo kanë rrjedhur prej saj. Çdo parti politike, subjekt elektoral ka databazën e saj të dhënat për votuesit që ka . Dhe të dhënat për votuesit e saj, Partia Socialiste, ashtu si çdo parti tjetër i ka të krijuara prej vitit 2008 dhe padyshim ato azhornohen. Të gjithë subjektet i kanë të dhënat kryesore nga takimet dhe trokitjet në dyer. Kushdo që pretendon që ka një shkelje mund t’iu drejtohet organeve kompetente”, u shpreh Gjonaj.

Reforma në drejtësi, Gjonaj në A2: Rreth 60% e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë larguar nga sistemi për shkak të Vetingut

E ftuar në emisionin “Absolut 4” në A2, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka folur për reformën në drejtësi.

Sipas Gjonaj kjo reformë solli rezultate të pamenduara pasi 60% e prokurorëve dhe gjykatësve u larguan nga sistemi. Po ashtu Gjonaj theksoi se vonesa në ngritjen e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit erdhi për shkak të procesit të vetingut.

“Sfida më kryesore, unë nuk mund ta ndaj në asnjë moment dhe nga takimet që bëj me qytetarët është konkludimi i reformës në drejtësi, si një nga reformat që do sjellë një ndryshim rrënjësor vendit. Padyshim me ngritjen e një sistemi të ri por dhe me ndryshimet ligjore që ne kemi miratuar së fundmi, ne synojmë që tu japim mundësinë të gjithë qytetarve që në një kohë të shkurtër të marrin një vendim të drejtë, të pakorruptuar dhe evidohen sa më shpejt të gjitha dosjet që presin me vite.

Këto ndryshime që kemi miratuar së fundmi do ti japin gjithë energjinë sisemit të drejtësisë. Rezultatet kanë qenë të pamenduara, ku rreth 60% e gjykatësve dhe prokurorëve tashmë janë larguar nga sistemi për shkak të Vettingut, një proces i jashtëzakonshëm, shumë kurajoz dhe me shumë kosto.

Ne arritëm që të përfshinim dhe struktura ndihmëse për gjyqtarët dhe prokurorët siç ishte dhe struktura e këshilltarëve në Prokurori të Përgjithshme, Gjykatë Apeli dhe Gjykatë të Shkallës së Parë, që do t’u japin mundësi më shumë edhe gjyqtarëve që të gjykojnë në kohë më të shpejtë dosjet.

Sa i përket SPAKUT dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka vonesë për ngritjen e tyre për shkak të procesit të Vetingut. SPAKU ka një vit që funksionon dhe Byroja sapo ka nisur trajnimin për 28 hetuesit e parë dhe ka hapur garën për hetuesit e rinj dhe mund të them që janë funksionale, dhe muaji maj do ti gjejë të emëruar këta hetues.

Secili nga ne që jemi në politikë, në fushatë elektorale e kemi qartësisht të njohur fakti që kushdo që tenton të bëjë vendime abuzive në kundërshtim me ligjin për të blerë votën, ka një përgjigje ligjore, bën një veprim penal që ndiqet nga Prokuroria e Posaçme. SPAK nuk është nga ato institucione që duhet të reklamojë punën e saj pasi çdo denocnim që kryhet nga qytetarët, partitë politike, është në dorën e SPAK për të kryer hetimet. SPAK do të hetojë të gjithë rastet që kanë të bëjnë me krimin zgjedhor.”, tha Gjonaj.

Mesila Doda në A2: Është vendosur diktatura, ne e kemi kuptuar të fundit

Mesila Doda, kandidatja e PDIU në qarkun e Tiranës ka folur në A2 për fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, duke treguar se mbështetësit e partisë së saj janë hasur me shumë presione.

Sipas Dodës, gjatë fushatës ajo vetë ka mësuar se në Shqipëri është vendosur diktatura.

“Mbështetësit tanë kanë pasur shumë presion nga ana e segmenteve të pushtetit, ndaj shumë herë ne bënim mbledhje në një zonë dhe thonim që ishim në një zonë tjetër vetëm që të mos kishin probleme. Presionet ishin nga më të ndryshmet, nga kërcënimi për heqje pune, për shembje shtëpie, për mosbërje legalizimi, për çdo hall familjar të tyre.

Kam mësuar gjatë kësaj fushate, që në Shqipëri ka një fenomen që nuk ndodh në asnjë vend të Europës, sot duhet të marrësh leje edhe për të sovatuar murin në shtëpinë tëndë apo të ngjisësh një pllakë, ose të vjen policia dhe të kërcënon me hapje procesi penal dhe dënim deri vite burg.

Pra unë kam filluar të kuptoj, në fakt ne e kemi kuptuar të fundit që është vendosur diktatura. Diktatura ishte vendosur prej kohësh.”, deklaroi Mesila Doda.

Përdorimi i të dhënave personale, Doda: Jemi në “Big Brother”. PD ka rrëzuar komunizmin e jo më këtë diktator me “çorape të kuqe”

Mesila Doda, kandidate e PDIU në Tiranë, ishte e ftuar mbrëmjen e së hënës në Absolut 4 nga ku foli edhe për akuzën e ngritura gjatë ditëve të fundit ndaj Partisë Socialiste për përdorim të të dhënave personale të qytetarëve.

Ajo u shpreh se shqiptarët vëzhgohen gjatë gjithë kohës dhe ky është një krim i rëndë. “Përdorimi i të dhënave personale është krim penal dhe shumë i rëndë. Përdorimi i të dhënave është një histori skandali. Nuk ke asnjë punë me të dhënat e mia personale. Fare. Realisht, jemi në “Big Brother”. Syri të vëzhgon nga sipër duke parë gjithçka”.

Më tej, ajo u shpreh se opozita aktuale do të triumfojë ndaj kësaj mazhoranca më 25 prill. “PD ka një histori të cilën nuk mund ta blejë askush. Ne kemi zhbërë sistemin komunist, Ramiz Alinë e jo më këtë diktatorin me çorape të kuqe”, u shpreh Doda.

A2 CNN Livestream

Dita jonë