Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Arsenali i armëve të sekuestruara, policia dhe prokuroria e posaçme përplasen për hetimet

Nga A2 CNN
12 Prill 2021, 16:29 | Kronikë
Arsenali i armëve të sekuestruara, policia dhe prokuroria e

Operacioni kompleks që çoi në zbulimin e dhjetëra depove të armatimeve, ndonëse u përmbyll me arrestimin 5 personave dhe shpalljen e dy të tjerëve në kërkim krijoi dhe përplasjen e parë mes policisë dhe prokurorisë së posaçme.

Burime pranë SPAK thanë për A2 se në një kohë që operacioni për zbulimin e depove vijonte, policia doli në konferencë për shtyp për të dhënë detaje mbi sekuestrimin e armëve.

Menjëherë pas marrjes së dëshmisë së Enver Jamakut, i cili thuajse zbuloi të gjitha vendgrumbullimet e armëve si dhe dy prej grupeve që kishin blerë tek to, policia nisi operacionin me forcat speciale. Por, edhe pse ndodhi kështu blutë e Tiranës u nxituan të dilnin në konferencë për mediat në një kohë që operacioni vijonte.

Përmbyllja e tij me gjetjen e dy bazave të tjera u bë 9 ditë më pas. Burimet thanë se krahas deklaratës së policisë operacioni nuk duhej të përmbyllej vetëm me goditjen e furnitorëve, por edhe të grupeve kriminale që blinin tek to.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli