Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Champions League, mision përmbysjeje për Bayern, PSG kërkon kualifikimin

Nga A2 CNN
12 Prill 2021, 11:32 | Futboll
Champions League, mision përmbysjeje për Bayern, PSG kërkon

Arena përballë Bajernit të Mynihut do të mund të konsiderohej edhe si i tepruar. Bomberi polak mungon sërish dhe këtë të martë dy finalistët e edicionit të kaluar përplasen për herë të dytë për të vendosur se kush do të avancojë në gjysmëfinale.

Kampionët e Francës kanë një avantazh të çmuar siç është ai 3 golave në fushën kundërshtare por kanë me vete edhe presionin, pasi në të kaluarën avantazhe edhe më të mëdha se kaq janë shpërdoruar në ndeshjen e kthimit, siç është përmbysja e madhe nga Barcelonës në 2017.

Pikërisht spanjollët, skuadra e Pochetinos i eliminoi një fazë më parë dhe bashkë me eliminimin shpreson që të ketë zhdukur edhe makthin e përmbysjeve. Parisienët presin kampionët me lajme të mira nga infermieria, ndërsa kanë rikuperuar nga Covid-19, dy italianët Marko Verrati dhe Alessandro Florenzi që janë tashmë negativë pas testimeve.

Buzëqesh edhe Bajern, por disi i cunguar. Lucas Hernandez dhe Jerome Boateng kanë përmirësime në formën fizike dhe pritet të aktivizohen, megjithatë gjendja e tyre do të vlerësohet deri përpara ndeshjes. E njëjta gjë vlen dhe për Leon Goreckan dhe Leroy Sane që kanë pasur probleme muskulare, por ata janë parë në stërvitje duke provuar të vrapojnë dhe ka gjithashtu optimizëm edhe për mesfushorët gjerman.

Në fushë janë edhe Chelsea dhe Porto, një duel që nuk duket të ketë shumë histori nisur nga fitorja 2-0 e bluve të Londrës në takimin e parë. Për portugezët do të duhej një mrekulli në Stanford Bridge, për ta parë veten në gjysmëfinale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli