Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Juventus fiton 3-1, por Cristiano tërbohet në fund të ndeshjes dhe hedh në tokë fanellën

Nga A2 CNN
12 Prill 2021, 08:38 | Futboll

Juventus mori një fitore të rëndësishme ndaj Genoa (3-1), në kuadër të luftës për zonën Champions, por Cristiano Ronaldo ishte shumë i pakënaqur në fund të ndeshjes.

Pas vërshëllimës përfundimtare, portugezi hoqi fanellën me tërbim dhe e hodhi në tokë. Arsyeja? Nuk kishte arritur të shënonte gol.

Skena nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët e Juves, të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre në rrjetet sociale ndaj këtij gjesti.

Trajneri bardhezi, Andrea Pirlo, deklaroi pas ndeshjes: “Është normale dëshira e tij për të shënuar, kështu e kanë kampionët. Donte të linte gjurmën e tij në këtë ndeshje”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë