Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Mbytet anija me emigrantë, dhjetëra viktima

Nga A2 CNN
12 Prill 2021, 19:53 | Bota
Mbytet anija me emigrantë, dhjetëra viktima

Organizata ndërkombëtare për Emigracionin bën me dije se të paktën 34 emigrantë u mbytën kur anija me të cilën udhëtonin u mbyt pranë brigjeve të Xhibutit.

Anija e nisur nga Jemeni, dyshohet se transportonte 60 persona, tha IOM në njoftimin e saj në Twitter, pa dhënë detaje të mëtejshme se si apo kur ndodhi incidenti.

Ngjarje të tilla janë bërë të zakonshme në ujërat pranë Xhibutit dhe zakonisht përfshijnë emigrantë nga Etiopia ose Somalia që përpiqen t'i shpëtojnë varfërisë dhe luftës në shtëpi duke gjetur punë në Arabinë Saudite ose Emiratet e Bashkuara Arabe.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu