Partnerja e Elon Musk mbushet me “shenja alienësh”

Partnerja e Elon Musk, Grimes ka zbuluar “shenjat e alienëve” që ka bërë tatuazh në të gjithë shpinën e saj. Muzikantja kanadeze ndau një imazh në Instagram, ku tregonte ndërthurjen e ndërlikuar të linjave.

“Nuk kam një fotografi të mirë sepse dhemb shumë dhe më duhet të fle haha, dhe do të jetë e kuqe për disa (javë). Përfundimisht, ato do të bëhen “shenja të bukura alienësh”, shkroi ajo.

Vitin e kaluar, Grimes dhe partneri i saj, CEO i Teslas dhe C SpaceX, njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të parë, të cilin e quajtën X Æ A-12 Musk.

Pas shumë polemikave, muzikantja shpjegoi se X qëndron për ndryshoren e panjohur, Æ për Ai (dashuri dhe/ose Inteligjencë Artificiale). A-12 është pararendësi i SR-17, avioni i preferuar i çiftit.

“Pa armë, pa mbrojtje, thjesht shpejtësi. Madhështor në betejë, por jo i dhunshëm,” shkroi Grimes asokohe teksa shpjegonte emrin aq të komentuar të vogëlushit të saj.