Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Qeverisje konservatore, por me një dimension njerëzor”, Basha tregon prioritetet

Nga A2 CNN
12 Prill 2021, 16:10 | Politikë
“Qeverisje konservatore, por me një dimension njerëzor”,

Takimin me disa prej profesionistëve në fusha të ndryshme kryedemokrati, Lulzim Basha, e shfrytëzoi për të sjellë në vëmendje prioritetet që ai do të ketë në rast se do të fitojë zgjjdhjet e 25 prillit.

“Do të jetë një qeverisje konservatore me dimension njerëzor”, u shpreh mes të tjerash Basha.

Më tej, kreu demokrat i vijoi takimet elektorale në zonën e Freskut. Teksa bisedonte me disa gra të kësaj zone, Basha tregoi paketën ekonomike me të cilën do t’i vijë në ndihmë të gjithë atyre që punojnë në industrinë e fasonerisë.

Kreu i Partisë Demokratike nënvizoi se paga minimale në fund të mandatit të parë do të arrijë në shifrën 400 euro.

Kryeopozitari iu bëri dhe njëherë thirrje qytetarëve të votojnë numrin 9 për ndryshim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë