Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rama-Manastirliu në Elbasan: Sot mbërrijnë 7020 vaksina Pfizer

Nga A2 CNN
12 Prill 2021, 13:32 | Aktualitet
Rama-Manastirliu në Elbasan: Sot mbërrijnë 7020 vaksina Pfizer

“Sot pritet të vijnë 7020 dozat të kontratës me Pfizer dhe do të vijojë vaksinimi në të gjithë vendin”. Lajmi u dha nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ndërsa ndoqi nga afër një proces vaksinimi në qarkun e Elbasanit, së bashku me kryeministrin Rama.

“Dua që t’ju siguroj që ky proces do të vijojë me të njëjtin ritëm. Do të vijojë shtrirja dhe shpërndarja e vaksinave në të gjithë vendin. Pra nuk do të ketë asnjë lloj vonese edhe në shpërndarjen e vaksinave që pritet që të vijnë”.

Manastirliu tha se procesi i vaksinimit do të vijojë me të njëjtin ritëm, duke bërë me dije se janë mbi 185 mijë të moshuar të vaksinuar deri më sot dhe më shumë se 260 000 vaksinime në total.

“Elbasani po ecën shumë mirë, janë mbi 22 mijë vaksinime, do të vijojmë me intensifikimin e vaksinimit në grupmoshën +60 deri 69, sigurisht duke filluar me fashën e moshës më të lartë. Ne në tëtërsi kemi kryer mbi 260 mijë vaksinime, prej tyre, 185 mijë të moshuar janë vaksinuar me dozën e parë”.

Nga fillimi i procesit të vaksinimit në vend janë kryer mbi 260 000 vaksinime, ndërsa aktualisht është hapur fasha 60-69 vjeç, duke filluar nga mosha më e madhe, në zbritje deri në 65 vjeç. Ndërsa për grupmoshën 60-65 vjeç, do të kenë prioritet të sëmurët kronikë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani