Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Të mësosh buzë detit...

Nga A2 CNN
12 Prill 2021, 19:08 | Bota

Pas një viti mësimi në distancë ose online, një shkollë në rajonin spanjoll të Murcia po e zhvillon mësimin në plazh, duke u përpjekur të kombinojë ajrin e pastër dhe një mënyrë të re të mësimdhënies.

Jashtë shkollës Felix Rodriguez de la Fuente, fëmijët me maska ​​ulen në brigjet me rërë të Playa de los Nietos nga ku marrin mësimet e ditës.

"Është e sigurt, fëmijët po argëtohen shumë. Nuk i harrojnë ato që mësojnë", tha mësuesi i anglishtes Juan Francisco Martinez.

Disa nxënës rrinë zbathur ndërsa shkruanin, ndërsa të tjerët përkuleshin mbi librat e tyre për të ndaluar erën që të frynte letrat në det.

Mësimi në këtë formë është pjesë e një projekti më të gjerë të njohur si "Ajri i freskët" i cili synon të krijojë cilësi më të mirë të ajrit për fëmijët gjatë pandemisë COVID-19, përmes të mësuarit në ambjente të hapura.

A2 CNN Livestream

Dita jonë