Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

"Absolut 4": Sfidat për zgjedhje të lira!

Nga A2 CNN
13 Prill 2021, 22:59 | Politikë
"Absolut 4": Sfidat për zgjedhje të lira!

Pse dështoi vota e emigrantëve? Celibashi në Absolut 4: S’donim të vinim në diskutim kredibilitetin e zgjedhjeve

“Mungonte dakordësia e palëve në këtë proces. Procesi ishte shumë kritik dhe këto zgjedhje po ashtu. Ne nuk donim të vinim në diskutim kredibilitetin e këtij procesi, pasi njëra nga palët nuk do ta pranonte”.

Ky ishte argumenti që dha Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve, dha në Absolut 4 për dështimin e realizimit të procesit të votimit në zgjedhjet e 25 prillit nga emigrantët.

Edhe pse ishte premtim prej vitesh nga të dyja palët, edhe këtë herë emigrantët nuk do të jenë në gjendje të hedhin votën e tyre në zgjedhje.

Si do votojmë më 25 prill dhe kur fleta bëhet e pavlefshme? Ilirjan Celibashi shpjegon procesin në “Absolut 4”

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shpjegoi në “Absolut 4” mënyrën se si zgjedhësit duhet të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Celibashi tregoi 3 mënyrat e duhura për të votuar, duke shtuar se çdo lloj votimi tjetër e bën fletën e votimit të pavlefshme.

“Zgjedhësi ka vetëm 3 mënyrë për plotësimin e fletës së votimit. Ai mundet të votojë vetëm për partinë politike ose koalicionin, pa zgjedhur asnjë kandidat. Nëse ai vendos të mos zgjedhë asnjë kandidat të këtij subjekti apo koalicioni është i lirë që ta bëjë këtë gjë dhe fleta konsiderohet e vlefshme. Opsioni tjetër është ai ku zgjedhësi ka të drejtë të votojë partinë politike dhe vetëm një kandidat të atij subjekti apo koalicioni.

Vendosim kryqin tek partia dhe nëse zgjedhim një kandidat vendosim kryqin te numri. Nuk mund të votohen 2 kandidatë nga e njëjta forcë. Nuk mund të votojmë për partinë politike dhe për kandidatin e një subjekti tjetër. Opsioni i tretë është kur voton vetëm për një kandidat, por nuk do të zgjedhësh partinë. Kjo fletë votimi është e vlefshme por vota e kandidatit shkon edhe për partinë. Çdo mënyrë tjetër votimi jashtë këtyre opsioneve e bën fletën e pavlefshme”, tha Celibashi.

“Absolut 4”, Celibashi tregon si do të kryhet numërimi i votave të kandidatëve

Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve, tregoi në “Absolut 4” si do të bëhet numërimi i votave të kandidatëve, në zgjedhjet e 25 prillit.

Celibashi tregon se janë marrë masa dhe se do të rivlerësohen vetëm ato fletë votimi ku ka shënime vetëm për partinë politike dhe kandidatin, ose vetëm për kandidatin.

“Ekziston ai problemi i kandidatëve brenda një subjekti. Një masë e kemi marrë që është shumë sinjifikative. Kemi evituar nga rivlerësimi dhe rinumërimi, fletët e votimit ku ka shënim vetëm për partitë politike. Do të rivlerësohen fletët e votimit ku ka shënime vetëm për partinë politike dhe kandidatin, ose vetëm për kandidatin. Në këtë mënyrë ulet mundësia që të ketë abuzime me përmbajtjen e fletës së votimit.

Sepse një fletë votimi të tillë, nëse dikush në mënyrë abuzive do t’i shënojë një kryq, do ta bëjë të pavlefshme. Dëmtohet interesi i kandidatit që e ka marrë këtë votë por nuk është se ka interes në këtë proces. Ka interes nëse te ajo fleta e votimit ku është shënuar vetëm partia politike, ti kishe mundësinë që të vendosje kryq për kandidatin.

Nga pikëpamja teknike kemi organizuar sistemin në mënyrë të tillë që të ketë transparencë jo vetëm për vëzhguesit që janë aty por rezultatet do transmetohen në kohë reale në KQZ. Kjo ul riskun që dikush të kalkulojë.”, u shpreh Celibashi.

Ilirjan Celibashi tregon çfarë do të ndodhë me votat e kandidatëve të subjekteve që nuk fitojnë mandate

Një ndër çështjet e trajtuara në “Absolut 4” me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ishte dhe ajo se çfarë do të ndodhë me votat e kandidatëve të partive që nuk do mundin të fitojnë mandat deputeti.

Sipas Celibashi, nëse një subjekt nuk arrin të fitojë një mandat, votat për kandidatët nuk do të numërohen, kështu që dhe vetë kandidatët e kësaj partie nuk do mundet të krahasohen me njëri-tjetrin

“Jo. Ajo parti nuk përfiton mandate, kështu që nuk ka asnjë arsye përse të numërohen fletët e votimit për votat që mund të kenë marrë kandidatët e asaj partie politike”, tha Celibashi.

Blendi Klosi në “Absolut 4”: Bashkimi i votës së majtë garanton mandatin e 5 në Berat

Ministri i Mjedisit dhe kandidati i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ishte i ftuar në emisionin “Absolut 4” në A2, ku bëri një rezyme të fushatës elektorale që ai po zhvillon si drejtuesi i politik i qarkut të Beratit.

Blendi Klosi shpjegoi se PS synon 5 mandate të qarkun e Beratit dhe kjo sipas tij do të ndodhë pasi shumë nga eksponentët dhe mbështetësit e LSI në këtë zonë i janë bashkuar të majtës pasi kjo forcë tashmë kërkon të sjellë Lulzim Bashën kryeministër, çka do të sjellë dhe një deputet më shumë se në zgjedhjet e vitit 2017.

“Kemi një pritshmëri shumë të lartë për bashkinë e Kuçovës dhe të gjithë qarkun e Beratit. Padyshim që vendosja e të gjithë lidershipit të Partisë Socialiste aty ku objektivat janë të realizueshme ishte një vendimmarrje kolegjiale me vullnet të lirë. Unë jam i pesti në Berat duke pasur bindje të plotë se do t’i marrim 5 mandate. Ne nuk i morëm 5 mandate në 2017 për shkak të strukturës së koalicionit të asaj kohe PD-LSI, i cili ishte me hapësira shumë të mëdha për LSI. Ajo zotëronte 3 nga 5 bashkitë e këtij qarku kishte një kontingjent të punësuarish.

Ndërsa sot kam bindjen që 5 mandate në Berat është një objektiv i arritshëm. Gara për mandatin e 5 në Berat kërkon të bashkojë të majtën e Beratit. Tashmë kjo votë nuk ka më atë gënjeshtrën që “LSI është më e majtë se e majta.  Rilindja ka kaluar në qendër”. Tani kemi dy kampe. Kampi i së majtë dhe ai opozitar ku është PD-LSI që kërkon që kryeministër të jetë Lulzim Basha. Rikthimi i votës së majtë na garanton mandatin e 5”, u shpreh Blendi Klosi.

Pse beratasit duhet t’u japin socialistëve mandatin e tretë? Klosi: Kemi krijuar dy industri të reja, turizmin dhe agropërpunimin

Ministri i Mjedisit dhe kandidati i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ishte i ftuar në emisionin “Absolut 4” në A2, ku tregoi disa arsye pse beratasit duhet ti japin PS mandatin e tretë.

Klosi shpjegoi se në këtë qark janë krijuar dy industri të reja, turizmi dhe agropërpunimi.

“Ajo që është krijuar në Berat, nuk është vetëm se është një bastion i së majtës historikisht, por ka dhe dy industri të reja të krijuara në 4-5 vitet e fundit, është industria e re e turizmit.

Berati ka qenë një qytet turistik, por ajo që ka përjetuar në vitet e fundit, sidomos në vitet 2018-2019 ku ka pasur nje boom fantastik vizitorësh të huaj, turizëm, shtimin e hotelerisë, shtimin e shërbimit. Janë ndërtuar disa hotele të reja, që sot janë aktivë dhe presin sezonin e ri turistik.

Industria e dytë, për mua po aq entuziaste është industria e agropërpunimit. Ka ndërtuar një botë të re, që nga ekrani është vështirë të dali, që është bota e agropërpunimit, e prodhimit në sera dhe arë. Trefishimin e sipërfaqeve të mbjella me sera, dyfishimin e sipërfaqes së mbjellë me ullinj, pesëfishimin e produkteve që eksportohen, shtimin e kësaj industrie.

Dy industritë e reja janë fakt real. Po ashtu investimet e huaja që pritet të zhvillohen në qark. Mos harrojmë, që aeroporti i Kuçovës është realitet, Projekti 50 milionë euro investim nga NATO ështe realitet, ka filluar implementimi i tij.

Infrastruktura që e lidh qarkun e Beratit ka marrë super investime dhe super zhvillime gjatë viteve të fundit.”, u shpreh Blushi.

Fushata politike, Gjoni: Na është mbyllur goja, politikanët i shmangen debatit dhe llogaridhënies

Analisti Mentor Kika komentoi në Absolut 4 fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, e cila po shkon drejt fundit.

Kikia u shpreh se tashmë kemi kapërcyer një epokë, duke lënë pas daullet e posterat në mure, ndërsa njerëzit janë bërë më indiferentë.

“Kemi kapërcyer një epokë për mënyrën e të bërit fushatë. Nga tamptamet me daulle, me koncerte, me postera nëpër faqe muresh, me sherre me konflikte. Kur vinte koha e fushatës dukej si një gjë që ziente, sikur shoqëria pushonte së ekzistuari, ne duhet të pushonim së jetuari dhe duhet të mendonim vetëm për fushatën. Kjo fazë është kapërcyer. Fushata është më e qetë, njerëzit janë më indiferentë.

Gjëja e keqe e madhe që vërej është komunikimi. Media nuk është në misionin e saj për të pasqyruar një fushatë elektorale. Media mund të ishte sfiduese duke i mbyllur derën fare”, u shpreh Kikia.

“Kemi kapërcyer një epokë”, Kika: Faza me daulle e postera në mure ka kaluar

Analisti Mentor Kika komentoi në Absolut 4 fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, e cila po shkon drejt fundit.

Kikia u shpreh se tashmë kemi kapërcyer një epokë, duke lënë pas daullet e posterat në mure, ndërsa njerëzit janë bërë më indiferentë.

“Kemi kapërcyer një epokë për mënyrën e të bërit fushatë. Nga tamptamet me daulle, me koncerte, me postera nëpër faqe muresh, me sherre me konflikte. Kur vinte koha e fushatës dukej si një gjë që ziente, sikur shoqëria pushonte së ekzistuari, ne duhet të pushonim së jetuari dhe duhet të mendonim vetëm për fushatën. Kjo fazë është kapërcyer. Fushata është më e qetë, njerëzit janë më indiferentë.

Gjëja e keqe e madhe që vërej është komunikimi. Media nuk është në misionin e saj për të pasqyruar një fushatë elektorale. Media mund të ishte sfiduese duke i mbyllur derën fare”, u shpreh Kikia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë