Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Dasho: Nëse Shqipëria pagoi 20 dollarë për vaksinën kineze pse nuk mori Pfizer apo Moderna?

Nga A2 CNN
13 Prill 2021, 10:02 | Aktualitet
Dasho: Nëse Shqipëria pagoi 20 dollarë për vaksinën

Nëse Shqipëria ishte e gatshme të paguante 20 dollarë për një vaksinë, atëherë pse nuk mori Pfizer apo Moderna? Këtë pyetje ngriti në studion e “Ditari” në A2 CNN mjeku Erion Dasho, i cili u shpreh kundër aplikimit të vaksinës kineze në vendin tonë për shkak të efikasitetit të ulët të saj dhe mënyrës së aplikimit. Sipas Dashos, Shqipëria është shumë pranë imunitetit të tufës dhe me një strategji të zgjuar vaksinimi kalon një vjeshtë të sigurt. Ai sugjeron se ata që nuk e kanë kaluar Covid-19 duhet patjetër të vaksinohen me Pfizer, Moderna apo një vaksinë me efikasitet të lartë.

“Vaksina kineze ka dy probleme të lidhura me efikasitetin dhe mënyrën si po aplikohet vaksina. Nuk është miratuar nga EMA e FDA dhe vetë autoritet kineze raportojnë që mbrojtja e saj është më e ulët. Erdhi përmes një ndërmjetësi që nuk rekomandohet se dikush do të mbajë përgjegjësi, se përgjegjësinë e mban prodhuesi, kurse kështu nuk mban kush përgjegjësi. Nëse ti e merr 20 dollarë për dozë mund të blesh Moderna dhe Pfizer.  Nuk ka për të krijuar imunitet grupi. Nëse duam të vaksinojmë edhe 40% që është në Tiranë të përqendrohemi tek ata që nuk e kanë kaluar dhe t’u ofrojmë Pfizer ose Moderna. Bëhet fjalë për 200 mijë doza në Tiranë dhe arrijnë të kalojnë imunitetin e grupit dhe Tirana kalon një vjeshtë të sigurt dhe mund të thotë që e kalon epideminë. Për mua problemi kryesor është pse ministria e Shëndetësisë ishte e gatshme të paguante 20 dollarë për dozë  dhe nuk bleu Moderna apo Pfizer?”

Dasho thekson se vaksina kineze erdhi në Shqipëri në funksion të fushatës dhe jo si prioritet për qytetarët. Ai thotë se sistemi ynë shëndetësor arrin të vaksinojë lehtësisht 20 mijë persona në ditë dhe nuk ishte e nevojshme që të ngriheshin çadra apo palestra. Sipas tij, u shkelën ligjet dhe premtimet e qeverisë për vaksinë të sigurt.

“Ne shkelën premtimin, ligjet tona dhe përfunduam te vaksina kineze, nuk kemi argumentin teknik se pse po ndodh kjo histori dhe anashkalojmë ofertën e tregut. Pse i sjellim shqiptarit një mjekim që nuk ka besim. Pse duhet të anashkalosh produkte më cilësorë dhe më të dobishëm? Për mendimin tim është e qartë se ky nuk është proces që ka prioritet qytetarët, por fushatën. Në çdo vend të botës po të kishte ndodhur në ditën e parë të fushatës. Ne kemi sistem shëndetësor, nuk mund të hapësh tendera e palestra dhe ky sistem shëndetësor vaksinon 20 mijë në ditë ne kemi qendra shëndetësore në çdo fshat, çdo ambulancë të bëjë 2-3 doza vaksina në ditë dhe e çojmë në 40 mijë. Por ne mund të vaksinojmë lehtësisht 20 mijë persona në ditë. Ne i grumbulluam njerëzit në sheshe e palestra në funksion të fushatës elektorale, nuk mbajmë transparencë me publikun. Vaksina kineze nuk duhet shitur si vaksina më e mirë, jo nga politikanë por nga teknicienët. Ky është një proces vaksinimi i shfytyruar që nuk drejtohet nga parimet  e mbrojtjes së popullatës”.

Në këndvështrimin e tij, Dashi thekson se Shqipëria nuk mori asnjë masë për pandeminë e koronavirusit, dhe ulja e incidencës, sipas tij është për shkak të imunitetit natyral, pasi 1.5 milionë persona e kanë kaluar virusin. Ai paralajmëron edhe kërcënimin nga variantet e reja të viruseve, që mund të rrezikojnë edhe imunitetin e fituar.

“Testin Pcr dhe karantimin 14-ditorë e ka çdo vend. Vetëm Shqipëria jo. Në vendet jashtë BE-së më është nevojitur një test, që tregon se masat tona janë inekzistente se këto janë detyrime që i ka vënë çdo shtet dhe nuk m'u kërkua as karantinë. Unë mendoj se akoma nuk ka hyrë varianti brazilian dhe afrikano-jugor dhe duhet barrierë dhe atë imunitet e rrezikojmë nëse na hyjnë variantet e reja. Ne nuk kemi pasur masa, kemi pasur përhapje të lirë të virusit, se masat janë testo, gjurmo, izolo. Qytetarët janë trajtuar në shtëpi masivisht, kemi pasur më shumë të trajtuar dhe vdekje në shtëpi se në spital. Gjermania vaksinon dhe ka masa të rrepta, çdo rezident gjerman ka një test falas në javë. Kurse në Shqipëri është 80 euro testi i tamponit dhe këto janë çmime jashtëzakonisht të larta, por jo vetëm për të zbatuar masat, por as për të rregulluar tregun. Në Kosovë qeveria garantoi që infermieri që kryente injeksionin në shtëpi ishte falas. Kurse në Shqipëri vetëm për infermierin që bënte injeksionin ishte 40 mijë lekë të reja në ditë. Shpenzimet e kanë kaluar 150-200 mln euro. Është ulur incidenca, hospitalizimet, ne kemi ulje të incidencës, por jo për shkak të masave. Ne nuk kemi asnjë masë, qytetari nuk duhet të krijojë perceptimin se kjo situatë i dedikohet masave. Shqipëria nuk ka pasur masa, as testo, gjurmo, izolo”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu