Nis muaji i Ramazanit. Viti i dytë radhazi në pandemi, lutet për shëndet dhe vepra të mira

Për të dytin vit radhazi, besimtarët myslimanë kanë nisur muajin e shenjtë të Ramazanit, nën masat e pandemisë.

Në orët e para të mëngjesit, në xhaminë Dine Hoxha kishte pak besimtarë. Për Erenik Tiganin është viti i dytë që agjëron dhe për të Ramazani është muaji i lutjeve dhe gjetjes së qetësisë shpirtërore.

Pas faljes së mëngjesit, besimtarët myslimanë qëndrojnë në xhami për të lexuar Kuranin. Ky është një nga ritet më të rëndësishme gjatë muajit të agjërimit.

Sakrifica në muajin e Ramazanit shkon përtej kufizimit të ushqimit. Çdo vit nuk mungojnë as besimtarët e rinj që agjërojnë për herë të parë.Një mesazh në muajin e shenjtë të Ramazanit shkon edhe për politikën dhe fushatën elektorale që tashmë ka nisur. 

Muaji i Ramazanit do të zgjasë për 30 ditë dhe mbyllet më 12 Maj. Pandemia do të kufizojë shtrimin e darkave me shumë njerëz dhe duket se festa do të përmblidhet vetëm në tryezat familjare.