Parashikimi i motit: 13 prill 2021

Mëngjesi në të gjithë vendin nis me intervale kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta, të cilat gjatë paradites fuqizohen duke sjellë shira të dobët, fillimisht në veri dhe gradualisht shirat përfshijnë zonat qendrore, ndërsa mbrëmja sjell reshje shiu thuajse në të gjithë territorin.

Orët e natës vijojnë me shira përgjithësisht të dobët.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes duke variuar nga nga 6 në 13 gradë celsius, ndërsa mesdita sjell një rënie të lehtë në qendër dhe zonat jugore, por një rënie me 4 gradë do të shënohet në veri duke luhatur maksimumet nga 10 në 17 gradë celsius.

Era do të fryjë mesatare në tokë, por deri e fortë në det nga drejtimi jugor duke krijuar në brigje, dallgëzim 4 ballë.