Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sekuestrimi i 143 kg kokainë, arrest me burg për administratorët e kompanisë

Nga A2 CNN
13 Prill 2021, 10:51 | Kronikë
Sekuestrimi i 143 kg kokainë, arrest me burg për administratorët

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e "arrestit me burg" për dy administratorët e kompanisë pritëse të ngarkesës me banane, ku u gjetën 143 kg kokainë, Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti.

Lënia në pritje për disa ditë e kontejnerit me banane të ardhur nga Ekuadori në Portin e Durrësit, ku u gjet 143 kg kokainë, ka ngjallur dyshimin kryesor për policinë për praninë e lëndëve të jashtëligjshme brenda tij.

https://a2news.com/2021/04/11/droga-me-banane-detajet-e-hetimit-per-143-kg-kokaine-ne-portin-e-durresit-cfare-ngriti-dyshime/

Burime pranë prokurorisë së qytetit bregdetar konfirmuan për A2 se kontejneri ka mbërritur në Durrës 10 ditë para së shtunës, kur u finalizua operacioni “Il Mejor” dhe se nuk ka pasur informacion të mëparshëm në lidhje me të.

Pasi është shkarkuar nga anija ai ka qëndruar tetë ditë në pritje, derisa është paraqitur një prej administratorëve të kompanisë “Masabifruit” për tërheqjen. Referuar faktit se kontejneri transportonte produkt ushqimor dhe se në raste të ngjashme shoqëritë pritëse kanë interes t'i tërheqin sa më shpejt, lënia një javë në “harresë” e tij, ka nxitur kontrollorët ta kalojnë në kontroll të imtësishëm.

Pas sinjalit të kuq në skaner, në praninë e administatorit Klajdi Xibraku, policia hapi tavanin e tij, ku u gjet edhe sasia e drogës, me pako ku kishte të printuar foto të Pablo Eskobar, ish-bosit kolumbian të kokainës dhe logoja “El mejor”, në shqip, më e mira.

Deri më tani për llogari të hetimit, që po mbikqyret edhe nga SPAK, të arrestuar janë dy administratorët e kompanisë pritëse, Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë