Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gjykata egjiptiane gjobit me 900 mln dollarë anijen që bllokoi Kanalin e Suezit

Nga A2 CNN
14 Prill 2021, 09:39 | Bota
Gjykata egjiptiane gjobit me 900 mln dollarë anijen që bllokoi Kanalin

Autoritetet egjiptiane kanë sekuestruar anijen masive të mallrave, e cila bllokoi Kanalin e Suezit për gati një javë muajin e kaluar, pas një mosmarrëveshje mbi dëmet financiare.

Një gjykatë egjiptiane urdhëroi pronarin japonez të anijes, Shoei Kisen Kaisha, të paguante 900 milionë dollarë dëmshpërblim si rezultat i humbjeve të shkaktuara kur “Ever Given” me flamurin panamez ndaloi trafikun detar përmes rrugës kryesore të tregtisë globale.

Fatura e majme përfshin gjithashtu tarifat e mirëmbajtjes dhe kostot e operacionit të shpëtimit, njoftoi media shtetërore, Al Ahram.

Një operacion ndërkombëtar shpëtimi punoi gjatë gjithë kohës për të zhvendosur anijen nga brigjet e kanalit. Ajo mbeti e bllokuar në mënyrë diagonale në arterien e ngushtë, por thelbësore tregtare globale gjatë një stuhie rëre më 23 mars, duke vënë në lëvizje një përpjekje gjashtëditore nga personeli egjiptian dhe specialistët ndërkombëtarë të shpëtimit për ta zhvendosur.

Bllokimi i Kanalit të Suezit bllokoi çdo ditë ngarkesa me vlerë prej 9.6 miliardë dollarësh mes Azisë dhe Evropës. Kanali është ekonomikisht jetësor për Egjiptin, i cili humbi nga 12 deri në 15 milionë dollarë të ardhura për çdo ditë që ai ka qenë i mbyllur.

Më shumë se 400 anije u bllokuan të kalonin përmes korsisë kryesore të transportit kur Ever Given u përplas më 23 mars. Rrethanat që çuan në këtë situatë po hetohen veçmas nga autoritetet egjiptiane.

A2 CNN Livestream

Dita jonë