Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Fushata elektorale online, partitë rrisin buxhetin për reklamat në internet

Nga A2 CNN
14 Prill 2021, 10:53 | Politikë

Pandemia e Covid-19 ka sjellë ndryshime rrënjësore në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25prillit. Krahas takimeve në terren, kandidatët dhe partitë e kanë orientuar ndjeshëm aktivitetin e tyre drejt rrjeteve sociale dhe internetit për të ndikuar te zgjedhësit.

Nga të dhënat e gjeneruara përmes seksionit të transparencës në rrjetet sociale të subjekteve politike mbi pagesat e kryera për promovim, rezulton se në muajin e fundit, Partia Socialiste dhe kryeministri Rama kanë kryer më shumë shpenzime.

Partia Socialiste dhe kryeministri Rama kanë shpenzuar në total 14 827 dollarë në muajin e fundit për sponsorizimin e postimeve elektorale. Disi më pak ka shpenzuar Partia Demokratike: rreth 1761 dollarë, ndërsa buxheti kryesor i ka kaluar kryetarit të saj Lulzim Basha, i cili ka shpenzuar 9168 dollarë.

Edhe faqja e Monika Kryemadhit, kryetares së LSI, raporton 2027 dollarë të shpenzuara për reklama, ndërsa partia e saj ka përdorur një buxhet prej vetëm 196 dollarësh.

Sipas Gentjan Progni, zhvillues Web-i dhe programues, shifra reale a asaj që po shpenzohet në total në internet shkon edhe përtej kësaj.

“Duke parë shtrirjen në kohë dhe hapësirë, shifrat duhet të jenë të larta. Edhe reklamat e shpërndara në portale kanë “scripte” që marrin informacione për demografinë, gjininë, moshën etj”, sqaron ai.  

Gentjan Progni, zhvillues Web-i dhe programues,

Në “lojën” e reklamave janë futur edhe kandidatët për deputetë, për shkak se në këto zgjedhje, përveç votës për partinë është edhe ajo preferenciale.

“Kandidatët janë të detyruar disi individualisht, dhe ka kakofoni sepse nuk dinë çfarë të promovojnë më shumë, numrin e partisë apo atë personale”, vijon Progni.  

Pagesat e reklamave në internet, në bazë të atyre çka raporton Facebook, shkojnë në linjë me ato që pritet të jenë fushëbetejat kryesore këtë vit. Kështu, Tirana, Elbasani, Fieri dhe Durrësi janë zonat që synohen më tepër nga të gjitha subjektet politike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani