Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ku arratiset “pantera e zezë”? Brenda vilës luksoze të Naomi Campbell

Nga A2 CNN
14 Prill 2021, 18:33 | Showbiz

Supermodelja Naomi Campbell ka hapur dyert e viles së saj luksoze në Kenia. 

Pas një karrierë 35-vjeçare në modelim dhe aktrim, Campbell është tërhequr në Afrikën Lindore. Ajo pohon se aty gjen qetësinë që i mungon, dhë një kontrast të madh me jetën e saj të vrullshme mes Londrës dhe Nju Jorkut.

Pas një vizite në Kenia në vitet 1990, supermodelja e cila në atë kohë mbizotëronte në pasarelat e Chanel, Vivienne Westwood dhe Versace, bleu një vilë idilike në qytetin bregdetar të Malindi. Kjo strehë luksoze ka shërbyer si “arratisja e saj” për më shumë se 20 vjet.

Puna e artistit të vlerësuar vendas Armando Tanzini rishfaqet në të gjithë rezidencën, nga dyert prej druri të gdhendura te hartat gjigante të Afrikës.

 "Është një vend shumë qetësues", tha Campbell për Architectural Digest në një intervistë të fundit për kopertinën e revistës në maj.

Campbell tregon gjithashtu se ajo mbështet artizanatin lokal dhe se një pjesë e madhe e mobiljeve prej druri që ka në shtëpi është bërë në Malindi.

"Në fakt, ne kishim një punishte në pjesën e prapme të shtëpisë.", shton ajo.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani