Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Mediat suedeze: Ibra ka shkelur rregullat e FIFA-s mbi bastet

Nga A2 CNN
14 Prill 2021, 13:49 | Futboll
Mediat suedeze: Ibra ka shkelur rregullat e FIFA-s mbi bastet

Nuk ka qetësi për Zlatan Ibrahimovic në këtë periudhë. Pas kartonit të kuq të çuditshëm që mori ndaj Parmës dhe thyerjes së rregullave të karantimit në një restorant të Milanos, nga Suedia vjen një goditje tjetër për yllin e Milanit.

Gazeta “Aftonbladet” publikoi sot se sulmuesi ka shkelur kodin etik të FIFA-s dhe UEFA-s, pasi është bashkëpronar i kompanisë së basteve sportive bethard.com, me seli në Maltë.

https://a2news.com/2021/04/05/vrau-luanin-dhe-e-mori-ne-shtepi-si-trofe-suedia-sulmon-ibren/

Këto dy kompani nuk lejojnë futbollistët që marrin pjesë në kompeticionet e organizuara prej tyre të jenë interesa financiare në kompani bastesh.

Fakti që Ibra zotëron ende kuota në Bethard i është konfirmuar gazetës suedeze nga administrator i deleguar i kompanisë, Erik Skarp.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani