Parashikimi i motit: 14 prill 2021

Moti mbetet i paqëndrueshëm me reshje shiu kryesisht të dobëta, ndërsa dëbora kufizohet në terrenet malore mbi 1000 m lartësi, pasditja dhe mbrëmja lokalizojnë reshjet në veri dhe zonat kufitare lindore ku dëbora zbret në 800 m nga niveli i detit.

Temperaturat e ajrit ulen me 2-3 gradë në të dy vlerat ditore duke luhatur vlerat minimale/maksimale nga 2 në 14 gradë celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në territor nga drejtimi verior, por era bëhet deri e fortë në brigjet detare jugore ku dallgëzimi ngjitet në 4-5 ballë.