Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Basha takon socialistë të zhgënjyer në Kamëz: PD, e vetmja mundësi për ndryshimin

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 11:24 | Politikë
Basha takon socialistë të zhgënjyer në Kamëz: PD, e

Kreu demokrat Lulzim Basha është ndalur paraditen e sotme në Bathore të Kamzës ku ka vizituar dy familje për të parë nga afër gjendjen dhe problematikat e tyre. Ai ka takuar një mbështetës të Partisë Socialiste, i cili thekson se pas 30 vitesh socialist, do të votojë për ndryshim.

Ramadan Allaraj i cili ka dy invalidë në shtëpi e ka të pamundur ta përballojë jetën me të ardhurat që merr. Për shkak të dy sëmurëve, ai është detyruar të jetoj te vajza tjetër e tij, Valbona, e cila është dhe e papunë dhe me shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti. Ai gjithashtu u shpreh se ka qenë anëtar i Partisë Socialiste, por që është zhgënjyer nga qeverisja e 8 viteve të fundit.

“10 vite. Që 10 vite e kanë nxjerrë kempin, ia kanë dhënë nja 80 mijë lekë. Vajza që 30 e ca sëmundje ka. I dhanë një herë një pension. Shoqërimin ia hoqën në 2014-n. Shkova tani ta marrë pensionin, para një muaji, ia kishin heq edhe 100 mijë lekëshin tjetër. Merr 70 mijë lekë. Kur kam shkuar për të marrë lekët e vajzës. Kam vajzën timen invalide, 37 vjeçe është, ia kanë hequr, unë nuk kam më besim, harroje!”.

Në fjalën e tij, Basha ka premtuar se do të jetë mbështetje për të gjithë familjet shqiptare, duke theksuar se plani i tij parashikon ndihmë për të gjithë familjet në nevojë. Ai akuzoi qeverinë se ka qenë inekzistente edhe pa qenë tërmeti dhe pandemia dhe u kërkoi atyre që më 25 prill të votojnë Partinë Demokratike, si e vetmja mundësi për ndryshimin.

 “Ne çfarë kemi hartuar si plan, e para është më e përmbledhur me një fjali, asnjë familje pa bukë, pa ujë, pa drita. Çfarë domethënë kjo? Dyfishim i ndihmës ekonomike. 300 kw/h për muaj me çmim minimal dhe për familjet që janë në nevojë ekonomike, ndihmë ekonomike, pagesa merret përsipër nga shteti. E treta, që lidhet drejtpërdrejt me një nga kostot më të mëdha që ka mosha e tretë që janë ilaçet. Rimbursimi i ilaçeve do të bëhet sipas diagnozës. I ka mundësitë shteti t’i përballojë këto kosto. Pra, nuk është çështje që nuk ka lekë, s’ka pasur vullnet, s’ka pasur vëmendje, s’ka pasur dëshirë për t’ju ndihmuar. Më 25 prill, me planin tonë kjo ndryshon. Ka vetëm një mundësi për ndryshim dhe ndryshimi është jetik për Shqipërinë.”

A2 CNN Livestream

Dita jonë