Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gjykata cakton "arrest me burg" për 5 hajdutët e vilave

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 12:25 | Kronikë
Gjykata cakton "arrest me burg" për 5 hajdutët e vilave

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë "arrest në burg" për pesë personat e arrestuar dy ditë më parë, të akuzuar për "vjedhje me pasoja të rënda".

Këta persona dyshohet se kanë kryer vjedhje edhe në vende të Bashkimit Evropian.

Dy ditë më parë, në pranga ranë Dorjan Lamani (Qirjazi), 38 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”; Klodian Çypi, 34 vjeç, banues në Derven, Fushë Krujë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”; Halil Topalli, 29 vjeç, banues në Tapizë, Fushë Krujë, i dënuar më parë për “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësve të Policisë”; Redian Begaj, 32 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me parë për “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Moskallëzim krimi”: Dajvid Dosti, 21 vjeç, banues në Poliçan, Skrapar.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 12.04.2021, janë kapur në flagrancë menjëherë pas kryerjes së vjedhjes së banesës së shtetases B. S., te kompleksi i vilave pas qendrës tregtare “TEG”, ku kanë marrë një shumë të konsiderueshme në euro, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

https://a2news.com/2021/04/15/e-hapa-kasaforten-me-kacavide-dhe-kriko-zbardhet-deshmia-e-anetarit-te-bandes-qe-vidhte-neper-vila/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani