Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Goditje “kung fu” ndaj futbollistit të Vllaznisë, Disiplina dënon mbrojtësin e Laçit

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 20:15 | Futboll

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dënuar me 5 ndeshje pezullim mbrojtësin e Laçit Erhun Obanor.

Në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Vllaznisë, Obanor goditi me shkelm pas përfundimit të ndeshjes Markun e Vllaznisë.

Në një postim në rrjetet sociale, mbrojtësi i Laçit pretendon se është ofenduar me fjalë raciste gjatë gjithë takimit nga futbollisti shkodran. Megjithatë, ky pretendim i tij nuk është marrë parasysh nga ana e Komisionit të Disiplinës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli