Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Lënë zyrën për fushatën, aktivistët letër proteste ministrave: Dorëzoni pagën, takimet pas pune

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 13:37 | Politikë
Lënë zyrën për fushatën, aktivistët letër

Ministri i Brendshëm delegoi kompetencat te zëvendesminstri për t’iu dedikuar fushatës elektorale në Gjirokastër. Por janë tre ministra të tjerë që janë vënë nën lupën e aktivistëve të Qëndresës Qytetare të cilët konsiderohen në braktisje të vendit të punës për shkak të angazhimit të tyre në fushatën elektorale dhe ata janë Evis Kushi, Anila Denaj dhe Blendi Klosi.

Sipas aktivistëve, ministrat janë kthyer në turistë të fushatës elektorale, ndërkohë që janë tre që u kërkohet vëmendje e posaçme, veçanërisht në kohë pandemie.

Ministrat janë persona politikë, por me fuqi ekzekutive që u jep ligji dhe qëndresa qytetare i përfshin gjithashtu ata te ndalimet me ligj të angazhimit në fushatë elektorale gjatë orarit të punës.

Aktivistët thonë se edhe për këtë fushatë zgjedhore ka vijuar sjellja e përgjithshme e institucioneve kryesore të vendit që përfshihen në fushatë, duke neglizhuar shërbimet ndaj qytetarëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë