Parashikimi i motit: 15 prill 2021

parashikimi i motit foto e madhe 1100x620

Mëngjesi nis i freskët, por me shumë  kthjellime në peshën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat verilindore ku  vranësirat do të jenë të dukshme.

Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ndërsa mundësia për reshje shfaqet vetëm në zona të izoluara malore.

Temperaturat e ajrit kanë shënuar një rënie me 2 gradë gjatë mëngjesit, duke zbritur vlerat minimale në 0 gradë në zonat e thella malore, ndërsa mesdita sjell rritje të lehtë të vlerave termike duke  luhatur maksimumet nga 9 në 16 gradë celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në tokë dhe det me drejtim verior gjatë gjithë ditës, ndërsa dallgëzimi në brigjet detare ulet në 2-3 ballë.