Shpallen fituesit, imazhet mahnitëse të Sony World Photography Awards

Sony World Photography Awards ka shpallur fituesit e konkursit të saj të vitit 2021. Çmimet kryesore shkuan për dy fotografë që u munduan të protretizojnë në një tjetër formë tjetër kulturën dhe historinë.

Britaniku Craig Easton u zgjodh Fotografi i Vitit dhe fitoi 25,000 dollarë për serialin “Bank Top”, i cili përfshin imazhe bardh e zi, të një komuniteti të vogël dhe tejet të veçuar në Blackburn në Anglinë veriore.

Ndërkaq, fotografja nga Zimbabve, Tamary Kudita, fitoi 5,000 dollarë për portretin, “Afrikano Viktoriane”, e cila përshkruan një grua me ngjyrë me një fustan voluminoz të errët të stilit viktorian duke parë kameran ndërsa mban në duar enët tradicionale të gatimit të popullit Shona.

Imazhi pasqyron dualitetin e fotografes, e cila thotë se në ato fotografi ndërthur prejardhjen e saj nga Shona dhe kulturën perëndimore në të cilën u asimilua.

Fituesit e tjerë janë Coenraad Heinz Torlage, student nga Afrika e Jugut dhe fotografi indian Pubarun Basu.