Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Sot mësohen gjysmëfinalistët e Europa League

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 08:24 | Futboll
Sot mësohen gjysmëfinalistët e Europa League

Sot mësohen edhe katër skuadrat që do të vazhdojnë të luftojnë për trofeun e vogël të Evropës, atë të Europa League.

Një prej atyre që ka hedhur një hap të rëndësishëm në gjysmëfinale është Roma. Italianët kanë mundur 2-1 Ajaksin në Holandë dhe në shtëpi nuk i mbetet gjë tjetër veçse administrimi i rezultatit.

Manchester United është thuajse i kualifikuar me fitoren 2-0 në Granada.

Kualifikim i hapur për Arsenal dhe Slavian e Pragës, që kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Londër.

Villarreal në ndeshjen tjetër është në avantazh përballë Dinamos së Zagrebit, me fitoren 1-0 të siguruar në Kroaci.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli