Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vaksinat kineze, OBSH: Po shqyrtojmë të dhënat, së shpejti një vendim

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 16:46 | Bota
Vaksinat kineze, OBSH: Po shqyrtojmë të dhënat, së shpejti

Vaksinat kineze të Sinopharm dhe Sinovak, po konsiderohen për përdorim emergjent nga organizata botërore e shëndetësisë, e cila pritet të dalë me një vlerësim lidhur me vaksinat brenda prillit ose ne maj.

Zyrtari i OBSH, Sidarta Data tha se ishin në kontakt me prodhuesit kinezë për shqyrtimin e të dhënave që kanë paraqitur për të dyja vaksinat dhe se procesi është në vazhdim.

Vaksina e Sinovac po përdoret për imunizimin masiv në Shqipëri. Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu se Danimarka po shqyrton mundësinë për të shpërndare tek vendet e varfra dozat e Astra Zenecas, pasi pezulloi përdorimin e vaksinës mes shqetësimeve për mpiksje gjaku.

A2 CNN Livestream

Dita jonë