Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Votimi i të infektuarve, nuk merret përsipër verifikimi i tyre, me ligj i ndaluar

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 16:41 | Politikë

Votimi në 25 prill i personave aktive me koronavirus lihet në ndërgjegjen e tyre. Edhe pse me ligj ndalohet lëvizja dhe shkelja e karantinës, askush nuk e ka marrë përsipër verifikimin e lëvizjes së tyre të mundshme drejt kutive të votimit.

Si nga administrata zgjedhore ashtu edhe nga ajo shëndetësore deklarohet se nuk do te miratojnë rregulla shtese për të ndaluar hyrjen e të sëmurëve aktive në qendrat e votimit.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, thotë se personat që janë pozitivë në 25 prill nuk duhet të shkojë në votime.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico

Që kur virusi kaloi në transmetim komunitar procesi gjurmimit dështoi e po ashtu dhe misioni i policisë për të verifikuar shkelësit e karantinës. Edhe më e pamundur bëhet detyra e policisë në zgjedhje kur nga 27 mijë të sëmurë aktivë, mbi 19 mijë janë në Tiranë, mesatarisht votat e këtyre të fundit do të përllogariteshin në afërsisht dy mandate deputetësh. 

Për shkak të shkeljeve të pritshme ditën e zgjedhjeve, ekspertët kanë parashikuar një valë të tretë të koronavirusit në muajin maj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë