Vuajtja e 60-vjeçares në Korçë: E vetme në banesën e dëmtuar nga tërmeti

Tërmeti i rënë në qershor të vitit 2019 në qarkun e Korçës dëmtoi disa banesa kryesisht në zonat rurale të këtij qarku. Por teksa po mbushen dy vjet nga ky tërmet, ka ende banesa të dëmtuara që nuk janë riparuar dhe që nuk është dhënë asnjë ndihmë nga ana e autoriteteve lokale.

60-vjeçarja,tregon për mikrofonin e A2, vështirësitë e jetës në këtë banesë, brenda së cilës ajo qëndron me frikën se mund ta zërë brenda nga çasti në çast. Ndërsa autoritetet lokale edhe pse e kanë konstatuar banesën e dëmtuar deri më tani nuk kanë marrë asnjë masë.

Ndërkaq nga Bashkia e Korçës shprehen se janë në pritje të fondit nga Ministria e Financave për të mundësuar riparimin e banesës së 60-vjeçares.

Deri sa autoritetet të lëvrojnë fondet, kjo e moshuar, duhet të vazhdojë të jetë me frikën për jetën, brenda banesës së saj, ndërsa i apelon institucioneve për ndihmë.