23 gola në 26 ndeshje, e larguan nga Milani si të padëshiruar, Barcelona hidhet në sulm për të

Publikuar më: 16/4/2021, ora 21:14
andre silva cutrone milan 869x579

23 gola në 26 ndeshje, e larguan nga Milani si të padëshiruar, Barcelona hidhet në sulm për të

Publikuar më: 16/4/2021, ora 21:14

Drejtuesit e Eintracht Frankfurt u shprehën se kishin arritur një marrëveshje të madhe me Milanin kur shkëmbyen Ante Rebic me sulmuesin portugez Andre Silva.

Dyshimet ishin të mëdha në atë kohë, por tashmë të gjithë janë të bindur te skuadra gjermane që kanë një xhevahir pjesë të tjerë. Në 26 ndeshje këtë sezon në Bundesliga, sulmuesi 25-vjeçar portugez ka arritur të realizojë 23 gola.

Sport1 në Gjermani shkruan së fundmi se 3 skuadra të mëdha si Atletico, Manchester United dhe Barcelona kanë shfaqur interes për Silva-n, madje janë gati që të paguajnë edhe klauzolën prej 30 milionë eurosh.