Dekada pa investim, rrezik shembjeje për urën e Shkumbinit në Peqin

Përditësuar më: 16/4/2021, ora 11:51

Dekada pa investim, rrezik shembjeje për urën e Shkumbinit në Peqin

Përditësuar më: 16/4/2021, ora 11:51

Kjo urë nuk ndodhet në ndonjë vend të botës së tretë, por njihet si ura e Shkumbinit që lidh qytetin e Peqinit me gjithë fshatrat si dhe me Lushnjën. E lënë në mëshirë të fatit për dekada të tera, kjo urë rrezikon gjithkënd që lëviz mbi të.

Kjo urë është mjaft e rëndësishme për qytetarët e Peqinit, sepse lidh atë qytet me të gjithë fshatrat përreth. Mungesa e barrierave shkakton rrezik, ndërkohë që ura është dëmtuar edhe në kolonat.  

Përdoruesit e urës, e njohin shumë mirë rrezikun dhe problematikën, por ndihen të pafuqishëm për t’u ankuar për këtë situatë.

Edhe për bashkinë e Peqinit, ura e Shkumbinit është një shqetësim serioz dhe kërkon ndërhyrje emergjente të paktën për të garantuar qëndrueshmërinë fizike të objektit.

Kjo problematikë ka filluar përpara disa vjetësh, pavarësisht qe ne si Bashki jemi munduar ta mirëmbajmë, me aq sa kemi mundësi. Këmbët e urës janë hapur pothuajse totalisht dhe është në rrezik shembjeje”, thotë Leonard Elezi, përgjegjës i shërbimeve publike në bashkinë e Peqinit.

E derisa institucionet të marrin masa për të eliminuar këtë rrezik, banorët janë të detyruar t’i apelojnë njëri-tjetrit për kujdes.