Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

''Eksodi '99'' në Morinë, përkujtohet shpërngulja masive e popullit të Kosovës

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 13:33 | Aktualitet
''Eksodi '99'' në Morinë, përkujtohet

Shoqata ''Eksodi '99'', ka përkujtuar 22-vjetorin e eksodit masiv të popullsisë shqiptare nga trojet e tyre në Kosovë, si pasojë e regjimit serb të Sllobodan Miloshevicit.

Çdo vit në këtë datë, përfaqësues të shoqatës në mënyrë simbolike kalojnë kufirin në Morinë për të përkujtuar vuajtjet dhe dhunën e ushtruar nga ushtria serbe ndaj më shumë se 800 mijë vëllezërve kosovarë.

Kjo simbolikë bëhet edhe për të përkujtuar mikpritjen e popullit të Kukësit, që strehuan vëllezërit e tyre të Kosovës duke i mbajtur për muaj të tërë në banesat e tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë