Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Mesazhet e klerikëve për zgjedhjet: Mos e shisni dinjitetin, politikanët të mendojnë për popullin, jo partinë

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 16:22 | Politikë
Mesazhet e klerikëve për zgjedhjet: Mos e shisni dinjitetin,

Harmoni me njëri-tjetrit njësoj si bashkëjetesa fetare në Shqipëri, është ajo që kërkohet nga klerikët në prag të zgjedhjeve parlamentare. Shqiptarët janë në prag të përcaktimit të qeverisë së re dhe politikanët duhet të nxisin besim te votuesit dhe jo zhgënjim. Imzot Xhorxh Frendo ka pikërisht këtë mesazh për partitë politike.

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra ngre shqetësimin e shit-blerjes së votës dhe manipulimit të vullnetit të qytetarëve si një akt të patolerueshëm nga ana fetare.

Sipas pastorit Akil Pano, më të prirur për shitjen e votës janë qytetarët më në nevojë, ata të cilët edhe joshen më shpejtë nga politikanët.

Vlerësim për votën dhe thirrje për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor kanë shprehur edhe përfaqësuesit nga Komuniteti Mysliman dhe Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu