Parashikimi i motit: 16 prill 2021

Kthjellime dhe alternime vranësirash mbizotërojnë në të gjithë vendin deri afër mesditës kur vranësirat fuqizohen në jug dhe pjesërisht në qendër, duke sjellë edhe shira të dobët. Pasditja vijon me vranësira më të shpeshta, të cilat do të prodhojnë reshje të përkohshme në peshën më të madhe të vendit.

Temperaturat do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, ndërsa vlerat minimale/maksimale në rang vendi do të luhaten nga 1 në 17 gradë celsius.

Era do të vijojë e lehtë dhe mesatare deri vonë pasdite kur era bëhet mesatare deri e fortë nga drejtimi verior, ndërsa dallgëzimi ngjitet sërish në 3-4 ballë.