Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

9 qytete në 1 ditë, Basha: Rama kërkon bashkëqeverisje se e di që do të humbasë

Nga A2 CNN
17 Prill 2021, 19:51 | Politikë
9 qytete në 1 ditë, Basha: Rama kërkon bashkëqeverisje se e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e takimeve, nëntë qytete në një ditë. Gjatë takimit në Shijak, kryedemokrati u shpreh se Edi Rama e di që do të humbasë ndaj kërkon bashkëpunim me demokratët.

“Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën. E shikoni si vazhdon të jargavitet duke kërkuar tani që e ka kuptuar se shumica e shqiptarëve duan ndryshim, të bëhet pjesë e qeverisjes së Aleancës për Ndryshim. Prerë dhe qartë, Edi Rama koha jote ka mbaruar, koha e premtimeve të pambajtura ka mbaruar.”, tha ai.

Shijaku është një nga zotat më të prekura nga lëkundjet sizmike të 26 nëntorit 2019 dhe Basha akuzoi qeverinë se ka abuzuar me fondet e rindërtimit.

“Ditën më të vështirë i braktisi ata më në nevojë. Këtu në Shijak, e njësoj si në Durrës dhe në të gjitha zonat e prekur anga tërmeti është bërë abuzimi më i madh me fondet e rindërtimit në kurriz të familjeve të goditura nga tëmreti. Këtu përveç kësaj, sot kanë guximin të shantazhojnë qytetarët me fondet e rindërtimit për vota.”

Kryetari I PD-së u zotua se pas 25 prillit, drejtësia do të trokasë për ata që shantazhojnë në këmbim të votës.

“Mesazhi im I parë nga Shijaku iu drejtohet atyre, atyre sukuthave dhe hijeve që vërtiten qosheve natën. Nuk keni asnjë shans ta ndalni vullnetin e qytetarëve dhe qytetareve, dhe ju garantoj, se pas 25 prillit i pret drejtësia, i pret burgu.”

Turi I takimeve të Bashës nisi në Sarandë dhe do të përfundojë në Tropojë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani