Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

3 sekrete që duhet të ndiqni për t’u bërë një “influencer”?

Nga A2 CNN
18 Prill 2021, 14:37 | Lifestyle

Është puna më e lakmuar e dekadës së fundit, por si mund të bëheni “influencer”?

Dhurata, produkte për të provuar, udhëtime të pabesueshme të ofruara plotësisht nga hotelet dhe linjat ajrore, jeta që influencuesi tregon në kufijtë e përsosmërisë në mediat sociale.

Sa keq që tani ka kaq shumë konkurrencë saqë ngjitja drejt suksesit është bërë vërtet e vështirë.

Por ekziston një metodë që shquhet për efektivitetin e saj dhe konsiston në përqendrimin e “personal branding”, ose aftësinë për të rritur veçantinë unike dhe karakteristikat që na dallojnë.

Në fakt, qëllimi i “personal branding” është pikërisht të mbetet në mendjen e shikuesit.

Bëni një analizë mbi veten tuaj

Harrojeni konkurrencën, krahasimet, strategjitë për të rënë në sy.

Nëse doni të bëheni një influencer duhet të jeni të qartë se kush jeni dhe çfarë doni të propozoni.

Pse duhet t'ju ndjekin njerëzit? Çfarë ju veçon? Cilat janë pikat tuaja të forta?

E vetmja mënyrë për t’u shfaqur do të jetë njohja e thellë e arsyeve pse njerëzit duhet t'ju duan. Dhe përqendrohuni te kjo.

Jini autentikë

Njerëzit e ndiejnë se kush jeni në të vërtetë.

Nëse jeni autentik dhe tregoni me të vërtetë veten për atë që jeni, do të fitoni kredibilitet që mund t'ju çojë larg.

Në fakt, të qenit i besueshëm është hapi i parë në ndërtimin e klimës së besimit që është baza e një interesi kolektiv.

Nëse dëshironi të keni një audiencë të madhe duhet të jeni autentik dhe të jeni autentik do të duhet të zhvisheni nga pasiguritë dhe të besoni në veten tuaj.

Tregoni historinë tuaj

Për t’ju besuar apo për tí rënë në sy dikujt, duhet të keni një histori për të treguar dhe ndarë.

Në fakt, tregimi i historive është një mjet shumë efektiv që përfshin njerëzit deri në pikën që i bën ata të identifikohen me treguesin.

Në “personal branding”, fokusi është në mënyrën e të treguarit dhe nëse vërtet dini si të komunikoni gjendjet tuaja, do t’ia arrini qëllimin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë