Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Avioni nga Londra do të ulet fillimisht në Rinas, drejtori teknik i aeroportit të Kukësit sqaron arsyen

Nga A2 CNN
18 Prill 2021, 13:35 | Aktualitet
Avioni nga Londra do të ulet fillimisht në Rinas, drejtori teknik i

Ditën e sotme pritet të zbresë në Aeroportin e Kukësit avioni i parë. Por, ky avion nuk do të zbresë në këtë aeroport direkt nga Londra. Fillimisht, do të ulet në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për të udhëtuar më pas drejt Kukësit.

Drejtori teknik i aeroportit të Kukësit tha për A2 se “kjo vepër e re është e licencuar ndërkombëtarisht dhe mund të presë fluturime nga e gjithë bota, por, për shkak të disa teknikaliteteve, avioni që pritet sot do të ulet fillimisht në Rinas dhe më pas do të udhëtojë drejt Kukësit”.

“Aeroporti është 100% operacional. Certifikimi është bërë tashmë. Për shkak të teknikaliteteve që kanë lidhje me kompaninë ajrore, avioni nga Londra nuk do të ulet direkt në Kukës, por në Rinas fillimisht”, deklaroi Progonati.

https://a2news.com/2021/04/18/sot-ulet-avioni-i-pare-ne-kukes-gjici-kjo-veper-do-tu-sherbeje-emigranteve-me-cmime-te-arsyeshme/

A2 CNN Livestream

Dita jonë