Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Izraeli hap të gjitha shkollat, nga sot maska nuk është e detyrueshme jashtë

Nga A2 CNN
18 Prill 2021, 10:53 | Bota
Izraeli hap të gjitha shkollat, nga sot maska nuk është e

Nga sot në Izrael nuk është më e detyrueshme të mbash maskë në mjedise të hapura, ndërsa mbetet normë për hapësirat e brendshme. Vendimi u mor ditët e fundit nga ministria e Shëndetësisë në marrëveshje me ekspertët, bazuar në rezultatet e fushatës së vaksinimit e cila çoi në një rënie drastike të të gjitha shenjave të pandemisë.

Komisioneri i viruseve Nachman Ash tha se "sfida e madhe" do të jetë sigurimi që maskat të përdoren në ambiente të mbyllura.

"Shpresoj që të mund të mbështetemi në faktin që të gjithë mbajnë një maskë në xhep dhe e përdorin atë kur është e nevojshme", nënvizoi ai.

  Nga sot janë rihapur gjithashtu të gjitha shkollat ​​ në vend.

A2 CNN Livestream

Dita jonë