Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Meta: Tronditëse rrjedhja e të dhënave personale, i nxijnë faqen Shqipërisë kudo në botë

Nga A2 CNN
18 Prill 2021, 21:29 | Politikë
Meta: Tronditëse rrjedhja e të dhënave personale, i nxijnë

Presidenti Ilir Meta shprehu sërish shqetësimin e tij për rrjedhjen  e informacioneve personale të bëra publike ditët e fundit.  

Nisur nga një letër e drejtuar kryeministrit Edi Rama nga një politikane gjermane e SPD, Rezarta Reimann, presidenti Meta e cilësoi si “një lajm tronditës për çdo shqiptar por dhe për çdo europian”.

Meta i bëri thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë me shpejtësi “duke nxjerrë para përgjegjësisë ligjore ideatorët dhe ekzekutorët e këtyre praktikave survejimi e përndjekjeje, që e kthejnë vendin vite pas dhe i nxijnë faqen Shqipërisë kudo në botë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë