Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Njoftoi largimin në fund të sezonit, Bayern Munchen i përgjigjet trajnerit Flick

Nga A2 CNN
18 Prill 2021, 16:31 | Futboll
Njoftoi largimin në fund të sezonit, Bayern Munchen i përgjigjet

Është e vështirë që të kuptohet se si ambienti te Bayern Munchen është kaq i trazuar, kur vetëm disa muaj më parë ekipi arriti që të fitonte të gjithë trofetë e mundshëm të sezonit.

Marrëdhënia jo e mirë mes drejtorit teknik Hasan Salihamidzic dhe trajnerit Hansi Flick krijoi një klimë tensioni që çoi në njoftimin e këtij të fundit se në sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më trajner i skuadrës. Një njoftim që duket se ka kapur të papërgatitur vetë drejtuesit e klubit, që sot publikoi një komunikatë për shtyp, ku thuhet se Flick nuk duhej ta shprehte vendimin e tij publikisht, pasi kështu shpërqendron skuadrën.

“Bayern nuk është dakord me komunikimin e Hansi Flick, të bërë në këtë moment dhe do të vijojmë bisedimet siç e kemi lënë më parë, pas ndeshjes ndaj Mainz”, lexohet në komunikatën e Bayern Munchen.

https://a2news.com/2021/04/17/tashme-gjithcka-zyrtare-flick-njofton-largimin-nga-bayern/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli