Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pse avioni u ul fillimisht në Rinas? Rama shpjegon procedurat

Nga A2 CNN
18 Prill 2021, 16:43 | Politikë
Pse avioni u ul fillimisht në Rinas? Rama shpjegon procedurat

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar pse avioni “Air Albania” me emigrantët e Londrës u ul fillimisht në Rinas, për të fluturuar më pas drejt Kukësit.

Sipas kreut të qeverisë, çdo aeroport fillimisht nis si lokal dhe më pas duhet një procedurë verifikimi, që zgjat 50-60 ditë, për t’u bërë ndërkombëtar.

“Fluturuam nga Tirana në Kukës, sepse, sipas rregullave, çdo aeroport operacional nis si lokal dhe ka procedurë për t’u bërë ndërkombëtar, që zgjat 50-60 ditë”, tha Rama.

Më tej, Rama nënvizoi rëndësinë e aeroporteve: “Shumë njerëz thonë se çfarë na duhen aeroportet, se janë për ata që bëjnë xhiro dhe kanë lekë. Shqiptarët janë ndër popujt më të lëvizshëm për hyrje-dalje, për frymë. Jo vetëm kaq, ata që flasin për aeroportet si për luks, u them se aeroportet janë fabrika buke. Kroacia ka 4 milionë banorë, ka 9 aeroporte dhe është fuqia e 7 e botës në turizëm”.

https://a2news.com/2021/04/18/ulet-avioni-i-pare-ne-aeroportin-e-kukesit/

A2 CNN Livestream

Dita jonë